Botë

Zgjedhjet në Bullgari, Borisov i prinë fitores me më shumë vota

05.04.2021 11:30

Partia e krahut të djathtë e kryeministrit bullgar Bojko Borisov “GERB” është duke udhëhequr në sondazhet e së hënës në mëngjes me rreth 25% të votave...

Partia e krahut të djathtë e kryeministrit bullgar Bojko Borisov “GERB” është duke udhëhequr në sondazhet e së hënës në mëngjes me rreth 25% të votave, krahasuar me 33.5% në zgjedhjet e vitit 2017.
 
Sipas mediave të huaja, kryeministri, tri herë humbi terren në raport me partitë tjera, mes akuzave për korrupsion endemik.
 
Bullgarët votuan të dielën në një zgjedhje parlamentare e parë gjerësisht si një referendum mbi Borissov pas muajsh protestash anti-qeveritare dhe mes një rritje të infeksioneve të coronavirusit. Një parti e re populiste e udhëhequr nga personaliteti televiziv Slavi Trifonov u shfaq me rreth 15% deri 17%.Partitë që dolën në rrugë verën e kaluar gjithashtu dolën mirë, me Bullgarinë Demokratike që parashikohet të fitojë 9% dhe “Çohu! Mafia jashtë” pritet të hyjë në parlament për herë të parë me 5% të votave. Sondazhet e rezultateve sugjeruan që Borissov do të përballet me bisedime komplekse të koalicionit për të siguruar mandatin e tij të katërt – dhe ndoshta edhe zgjedhje të tjera në vjeshtë në rast të një bllokimi të zgjatur politik.