Botë
Turqia/ 42 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë
05.04.2021 12:01
Turqia raportoi 41.998 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.508 pacientë simptomatikë, dhe 185 vdekje të tjera...

Turqia raportoi 41.998 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.508 pacientë simptomatikë, dhe 185 vdekje të tjera
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 3,48 milionë, kurse numri i të vdekurve në 32.263, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Rreth 22.674 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 3,1 milionë.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.311, treguan shifrat e fundit.
Mbi 39,5 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 246.210 gjatë ditës së kaluar.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 16,77 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 9,6 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 7,1 milionë dozat e dyta./Top Channel
