Panair për punësim në Strumicë

25.11.2014 10:32

Karvani për punësim në organizim të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë sot vazhdon në Strumicë, ku do të prezantohen më shumë se 40 kompani.....

Në panair, siç është paralajmëruar, do të mbajë fjalim drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Poposki, ndërsa fjalime dhe prezantime do të kenë edhe një pjesë e kompanive pjesëmarrëse në panair.

Panairi është mundësi për vendosjen e kontakteve mes punëdhënësve dhe personave të cilët kërkojnë punë dhe mundësi për krijim të marrëdhënieve të punës. Prezent do të jenë një numër i madh i kompanive të cilat do të prezantojnë çfarë lloj kuadrosh u nevojiten, ndërsa të papunët do të mund të marrin informacione më të hollësishme për krijimin e marrëdhënieve të punës. Gjithashtu, në suaza të panairit do të organizohet edhe forum me punëdhënësit në të cilin ata do të japin propzimet e tyre për Planin  e ri operativ për masa aktive për punësim i cili do të fillojë nga viti 2015. Do të organozohen edhe trajnime motivuese për personat të cilët kërkojnë punë.

Panairi do të mbahet në Shtëpinë e kulturës prej orës 11 deri në orën 14.

Organizimi i panairit për punësim filloi para 45 ditëve. Deri tani panaire të tilla janë organizuar në Shkup, Negotinë, Shtip dhe Ohër dhe përmes tyre janë punësuar 160 persona.

Pas panairit në Strumicë, Qeveria paralajmëroi se do të organizojë panair edhe në Manastir. (mia.mk)