Maqedoni
Bilall Kasami uroi Vjosa Osmanin
05.04.2021 12:39
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e postit, presidente e Kosovës....

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e postit, presidente e Kosovës.
“Institucionet funksionale dhe legjitime janë parakusht i zhvillimit të një shteti bashkëkohor. Parlamenti i Republikës së Kosovës me zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani përforcoi bindjen e mëhershme për avancimin e institucionalizimit dhe kulturës demokratike. Në emrin tim dhe të Lëvizjes BESA uroj Presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me dëshirën që ky mandat të shënoj arritjet më të mëdha të shtetit në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe zhvillimit të brendshëm! Urime Kosovë!”, thotë Kasami në urimin e tij.
