Maqedoni

Menduh Thaçi uron Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

05.04.2021 12:48

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i është drejtuar me një telegram urimi presidentes së Kosovës Vjosa Osmani....

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, i është drejtuar me një telegram urimi presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
 
“Përgëzoj Kuvendin dhe popullin e Kosovës në zgjedhjen e znj. Vjosa Osmani Presidente me ç’rast edhe rrumbullaksimin e formimit të institucioneve shtetërore. Nuk dyshoj që znj. Vjosa Osmani do të angazhohet në ruajtjen e vlerave demokratike, sovranitetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj Presidenten duke besuar që figura e saj në institucionin më të lartë shtetëror do ta udhëheqë Kosovën drejt proceseve euro-integruese dhe do të sigurojë që vendi të udhëhiqet në bazë të parimeve kushtetuese të vendit”, thuhet në urimin e kreut të PDSH-së