"Dekoratë për merita për Maqedoninë" për Filarmoninë e Maqedonisë

25.11.2014 10:34

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do ta dekorojë Filarmoninë e Maqedonisë me "Dekoratën për merita për Maqedoninë" me rastin e 70-vjetorit të formimit të saj.....

Filarmonia e Maqedonisë dekorohet me "Dekoratën për merita për Maqedoninë", për rezultate të jashtëzakonshme në punën shtatëdekadëshe si një nga strumbullarët e vlerave të kulturës së Maqedonisë, sidomos përmes prezantimit dhe promovimit të krijimtarisë maqedonase dhe botërore në fushën e muzikës klasike simfonike, ndërsa me këtë edhe afirmimin e jetesës kulturore dhe trashëgimisë kulturore të Republikës së Maqedonisë në botë.