Ekonomi
MPPS: Është në proces pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile
05.04.2021 14:33
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile (të gjitha të drejtat monetare) për muajin Mars 2021.
Mbajtësit e kartave debitore, që kanë një kartë debiti, do të jenë në gjendje të tërheqin tw hollat pwrmes aparateve ATM të bankave, të përdorin fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile nga sot - 5 Prill 2021.
Në mënyrë që të shmanget mbingarkesa para bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të përfituesve të ndihmës financiare në kushte rreziku nga virusi COVID-19, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të bëhet në 2 grupe, në të gjitha degët e hapura të bankave, në përputhje me rendin alfabetik të përcaktuar, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, si më poshtë:
05.04.2021– A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, I, K, L
06.04.2021– M, N, Nj, O, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kujton detyrimin për të mbajtur maskë dhe për ruajtur distancën fizike prej dy metrash.
