Ekonomi
Nis aplikimi për subvencione bujqësore, Baçoski: Rreth 80 milion euro kemi në dispozicion
05.04.2021 15:00
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për këtë vit ka planifikuar rreth 80 milion euro...

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për këtë vit ka planifikuar rreth 80 milion euro, të destinojë në subvencionimin e bujqve. Kërkesa për marrjen e subvencioneve bujqësore fillon sot dhe do të zgjasë deri më 31 maj të këtij viti. Të gjithë bujqit e interesuar do të mund të paraqesin një aplikim në mënyrë elektronike përmes faqes në internet të Agjencisë.
“Bujqit që nuk dinë si të paraqesin një aplikacion vetë ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikacionit elektronik mund të kontaktojnë njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Shuma e përgjithshme që kemi në dispozicion është rreth 5 miliardë denarë të cilat sipas dinamikës së parashikuar do të fillojmë me pagesën nga fillimi i vitit të ardhshëm.”,- tha drejtori i AMFBZHR-it, Nikica Baçovski.
Baçovski sqaroi se pas dorëzimit elektronik, të gjithë aplikuesit duhet të shtypin dy kopje dhe t'i nënshkruajnë ato vetë, dhe më pas një kopje ta dorëzojnë në agjenci. Ai ftoi të gjithë bujqit para se të parashtrojnë kërkesë për subvencion që ti kontrollojnë të dhënat e tyre me qëllim që të jenë të sakta pasi që agjencia shërbehet me to dhe përbëjnë bazën themelore për të fituar subvencionet.
NAIM RAMADANI
