Maqedoni

Covid-19, zyrtarisht filloi vaksinimi masiv i popullsisë, të vaksinuarit: Gjithçka ishte në rregull

05.04.2021 15:32

Në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup filloi vaksinimi masiv i popullsisë....

Në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup filloi vaksinimi masiv i popullsisë. Janë caktuar terminet për 3000 qytetarët, të cilët do të vaksinohen me “Sputnik V”. Në këtë fazë do të imunizohen qytetarët nga infrastruktura kritike – njerëzit që punojnë, MPB-ja, ARM-ja, gazetarë, shërbimet nga Qyteti i Shkupit dhe të gjithë që kanë kontakte – shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore. Qytetarët e anketuar thonë se gjithçka ishte në rregull. 
 
“Ishte shumë mirë e organizuar, gjithçka ishte në rregull.”,- tha një qytetar.  
 
“Organizimi ishte i shkëlqyeshëm. Unë jam fizioterapiste në klinikën e Tetovës.”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Sapo jam vaksinuar dhe gjithçka ishte në rregull. Na thanë se nëse kemi dhimbje diçka në krah, të vendosim diçka të ftohtë.”,- theksoi një qytetar. 
 
Punonjësit shëndetësorë: Nuk kishte probleme me të vaksinuarit
 
Punonjësit shëndetësorë thonë se deri më tani nuk kishte probleme me pacientët e vaksinuar si dhe apelojnë tek qytetarët të vaksinohen. 
 
“Deri më tani nuk kemi asnjë problem. Po më habit fakti se shumë njerëz vullnetarisht vijnë për t’u vaksinuar. Ata mund të ushqehen  para ose pasi të vaksinohen. Përveç alkoolit, mos të konsumohet pasi të vaksinohen të paktën 3 ose 4 ditë. Apelojmë te të gjithë qytetarët, të vijnë të vaksinohen.”,- theksoi një qytetar.  
 
“Ne këtu japim vërtetime, pasi të kalojnë në pikat e vaksinimit  duhet të presin 15 deri në 30 minuta, pasi që janë vaksinuar ata kthehen këtu. Ne i pyesim nëse kanë ndonjë reaksion ose jo. Nëse gjithçka është në rregull ne ju konstatojmë se me dozën e parë pacienti ka mbaruar ju vendoset vulë dhe nënshkrim në vërtetim si dhe u shënohet data e vaksinës së parë dhe data se kur do të mundë të vjen për dozën e dytë të vaksinimit. Të gjithë që janë vaksinuar sot doza e dytë do të jetë më 26 prill.”,- deklaroi një qytetar.  
 
Në Qendrën Sportive “Boris Trajkovskit” është angazhuar një ekip prej rreth 20 infermierësh dhe pesë mjekësh në dy turne, vende për 15-20 minuta vëzhgim pas vaksinimit dhe pjesë të shënuara për kujdesin urgjent mjekësor nëse është e nevojshme. Në fillim në mesatare prej rreth 4000 njerëz në ditë do të vaksinohen në të gjithë vendin dhe beson se për një kohë të shkurtër do të përmbushet edhe plani të arrihen 7000 termine në ditë, kur sistemi do të bëhet funksional në mënyrë të plotë. Vaksinimi i personave mbi 77 vjeç me vaksinat AstraZeneka filloi javën e kaluar. Personat nën moshën 60 vjeçare nuk do të vaksinohen me “AstraZeneka”. Procesi i imunizimit kundër virusit korona në vend me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë filloi më 16 shkurt. të këtij viti. 
 
REJHANE BUSHI METAJ