Maqedoni

Procesi gjyqësor për rastin “Thesari”, avokatët kërkojnë lirimin e Mijallkovit

05.04.2021 16:48

Avokatët e Sasho Mijllkovit në fjalën përfundimtare për rasti “Thesari” kërkuan lirimin e Mijallkovit..

Avokatët e Sasho Mijllkovit në fjalën përfundimtare për rasti “Thesari” kërkuan lirimin e Mijallkovit me pretendimin se Prokuroria nuk arriti të dëshmojë fajësinë. Sipas palës mbrojtëse, Mijallkov me bashkëpunëtorët e tij, nuk janë takuar me përfaqësues të Kompanisë “Gama” për të arritur marrëveshje për blerjen e pajisjeve për DSK-në në një procedurë të paligjshme, siç pretendon Prokuroria. 
 
“Nuk ka proces verbal se Vlladisllav Stankoviç dhe Kosta Krpaç kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me marrëveshjen, e as personeli nuk mban mend ndonjë vizitë e as nuk ka dëshmi se persona të tjerë kanë qenë në vizitë në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me marrëveshjen.”,- tha avokati, Ljupço Shvrgovski.
 
Avokatët po ashtu thonë se nuk është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit, pasi ekspertiza ka dëshmuar se paratë që ka fituar Kompania “Finzi”, i ka harxhuar për blerje dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe nuk ka pasur profit. 
 
“Sasho Mijallkov nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që i përmban elementet e veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe nuk ka asnjë dëshmi se dëmi i buxhetit të shtetit subjekti juridik “Fizi” të fitojë ndonjë përfitim të pronës.”,- theksoi avokati, Petar Vasilev.
 
Në fjalën përfundimtare të avokatëve i akuzuari, Sasho Mijallkov, nuk shtoi as edhe një fjalë për rastin, por vetëm tha se dakordohet me gjithçka që kanë thënë avokatët. I akuzuari i parë në “Thesari” është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmësi i ministrit në MPB-së, Nebojsha Stajkoviq, dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goran Grujevski. Tre ngarkohen për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.
 
SANIJE DURAKU