Maqedoni
Kovid-19, 37 të vdekur e 301 të infektuar
05.04.2021 18:12
Vazhdon të mbetet i lartë numri personave që kanë humbur jetën nga Kovid-19...

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 37 persona, ndërsa nga 1431 të testuar 301 kanë rezultuar pozitiv.
Në mesin e të vdekurve janë nëntë persona nga Shkupi, përfshi një person të moshës 42 vjeçare, gjashtë nga Prilepi - më i riu prej të cilëve i moshës 42 vjeçare, një 43 vjeçar nga Dibra dhe një 37 vjeçar nga Kërçova.
Betejën me virusin e kanë fituar 1091 persona. Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 135 mijë e 167 persona, prej të cilëve 110 mijë e 388 janë shëruar, 3.977 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë edhe 20 mijë e 802 persona.
