Botë

Kosovë, Qeveria vendosi masa të reja kufizuese

05.04.2021 18:38

Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit Korona...

Sipas këtyre masave në dy javët e ardhshme ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Po ashtu shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datën 18 prill. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi”, apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Kryeministri, Albin Kurti, ka sqaruar se masat e reja kanë qenë të detyrueshme për shkak të numrit të lartët të personave të infektuar dhe të vdekur nga Kovid-19.