Maqedoni

Strugë, infektohen disa arsimtarë dhe të punësuar në Shkollën Fillore “Vëllezërit Milladinovci”, mbyllet shkolla

05.04.2021 19:04

Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë është mbyllur përkohësisht...

Shkolla fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë është mbyllur përkohësisht, për shkak se 9 të punësuar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej tyre 4 arsimtarë dhe 5 nga personeli teknik.
 
Disa prej tyre janë me pamje pak më të rëndë klinike dhe janë shtruar në spitalin e Strugës, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak. Nga shkolla lajmërojnë se mësimi do të vazhdojë online, me qëllim që mos ketë rritje të numrit të të infektuarve.
 
“Shkolla jonë “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë ishim me prezencë fizike, pjesëmarrja e nxënësve është numër i madh, 200 e ca nxënës me prezencë fizike, punohej me dy turne që të jetë numri më i reduktuar i fëmijëve. Deri tani nuk kishim asnjë të infektuar, por kjo periudhë e virusit e bëri të vetën, u infektuan disa arsimtarë dhe disa nga personeli teknik. Për zvogëlimin dhe sigurinë e të punësuarve të tjerë me anë të ministrisë dhe komunës së Strugës, sollëm një vendim që të gjithë të mësojnë online, për të zvogëluar infeksionin.”,- deklaroi drejtoresha e Shkollës “Vëllezërit Milladinovci”, Laura Shapte.
 
Deri më tani asnjë nxënës nuk ka qenë i infektuar me Covid-19. 380 nxënës të klasave të para, të dyta dhe të treta nga paralelja shqiptare, maqedonase dhe turke, kanë ndjekur mësimin me prezencë, ndërsa tani edhe ata së bashku me klasat të tjera do të ndjekin mësimin në distancë.
 
Nga shkolla thonë se arsimtarët janë të përgatitur për mësim online, ndërkohë edhe të punësuarit administrativ janë në dispozicion nesër haset ndonjë problem teknik.
 
ILMIJE ZHAKU