Maqedoni
Debrash, Sh. F. “Faik Konica” me sallë sportive
05.04.2021 19:30
Është lëshuar në përdorim salla e sportit në Shkollën Fillore “Faik Konica” në fshatin Debresh...

Në inaugurim morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal e qendror, të cilët së bashku kanë uruar banorët dhe nxënësit e këtij fshati që ky investim kapital t’u shërbejë atyre për suksese sportive në të ardhmen.
Ceremonia u hap nga drejtoresha e shkollës, Sanije Durmishi, e cila theksoi se salla e re është ndërtuar me të gjitha kushtet dhe standardet e kohës.
Zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani, para të pranishmëve theksoi se janë dashur 27 vite pritje që kjo sallë të bëhet realitet dhe shtoi se i gjithë investimi është i dikasterit të arsimit.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në fjalën e tij përshëndetëse u ndal në investimet që pushteti lokal ka realizuar periudhën e kaluar në shkollën e Debreshit dhe shtoi se me sallën e sportit, nxënësve u krijohen kushte optimale për mësim.
Përndryshe, salla e sportit në fshatin Debresh ka kushtuar rreth 37.000.0000 denarë dhe ka një sipërfaqe prej 1.200 metra katrorë.
LULIM AZIRI
