Qeveria me masa të reja restriktive, prej sot ora policore fillon nga ora 20:00!

06.04.2021 09:42

Prej sot në vendin tonë fillojnë të zbatohen masat e reja anticovid...

Prej sot në vendin tonë fillojnë të zbatohen masat e reja anticovid, që ora policore të fillojë nga ora 20:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, si dhe të mbyllen të gjitha objektet hotelierike.

Kryemisnitri Zoran Zaev ka deklaruar se masat e reja janë marrë me qëllimin e vetëm ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Rritja madhe e numrit të personave të infektuar dhe vdekshmëria e lartë, e shtynë qeverinë që të vendosë për masa të reja restriktive, të cilat janë propozuar nga komisioni për sëmundje ngjitëse.