Vazhdon vaksinimi masiv i popullsisë, të vaksinuarit: Gjithçka ishte në rregull

06.04.2021 09:57

Vazhdon sot ne diten e saj te dytë...

Vazhdon sot ne diten e saj te dytë vaksinimi masiv i popullsise, i cili po realizohet ne sallen e sportit “Boris Trajkovski”.

Vaksinimi ka nisur dje me qytetarët e infrastrukturës kritike përkatësisht të punësuarit në MPB, Armatë, gazetarët dhe sektorët tjerë që përfshihen në këtë kategori.

Në terren punon ekip prej 20 infermiereve dhe pesë mjekëve në dy ndërrime.

Në sallën sportive ka vende të caktuara ku vaksinimi mbikëqyret prej 15 deri 20 minuta.

Në vendin e vaksinimit është edhe Ndihma e Shpejtë, nëse ka nevojë të intervenojnë. Procesi i imunizimit kundër coronavirusit në vend, ka filluar më 16 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësor.

RMV ka 78 mijë vaksina, prej të cilave 48 mijë donacion nga Qeveria e Serbisë. Qytetarët e sapo vaksinaur thonë se gjithçka ishte organizaur mirë dhe nuk kishin probleme shëndetësore nga vaksinimi.