Kuvend, vazhdimi i seancës së 30-të

06.04.2021 10:38

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 30-të....

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 30-të, ku në rend të ditës janë më shumë propozim-ligje me procedurë të shkurtuar, mes të cilave edhe ligjet për përdorimin e gjuhës së shenjave, për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, për praktikë, për vullnetarizëm, si dhe për pagesë të pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi kapital financiar pensional.

Me flamur evropian, në rend të ditës para deputetëve, sot është edhe Propozimi-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të ajrit ambiental, në lexim të parë.

Në seancën e 30-të të Kuvendit janë edhe disa propozim ligje në lexim të parë, mes të cilave për ndryshimin e ligjeve për pengimin e dhunës në ndeshjet sportive, për tokë bujqësore, për shtigje malore, për mbrojtje nga zhurma dhe për ambient të jetesës.

Seanca sot do të mbajnë edhe Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik i Kuvendit, ku në rend të ditës është Propozim-ligji për hauzim me hua te Banla ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka Botërore për financim të projektit për modernizim për bujqësisë.