Ulja e tensioneve, zyrtarët e lartë të BE sot në Turqi

06.04.2021 11:55

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel...

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndalen sot në Ankara të Turqisë, në lidhje me dialogun dypalësh.

Pritet që gjatë vizitës, të dy zyrtarët e lartë t’i tregojnë presidentit Erdogan kushtet e bllokut për përmiresimin e marrëdhënieve pas uljes së tensioneve.

Nëse vendet e bllokut kërkojnë një qëndrim strikt ndaj Turqisë në rrugën e saj europiane dhe plotësimin e kushteve, Ankaraja zyrtare pret nga BE një përgjigje në lidhje me refugjatët sirianë të bllokuar në kufi.