Negociatat me Iranin , SHBA nuk pret pikë kthese të hershme

06.04.2021 12:29

Shtetet e Bashkuara presin që bisedimet....

Shtetet e Bashkuara presin që bisedimet, të cilat nisin më 6 prill, për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin, të jenë “të vështira” dhe nuk parashohin ndonjë pikë kthese të hershme.

Zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë pritet të nisin takimet në Vjenë – përpjekjen e parë serioze për të ringjallur marrëveshjen – derisa zyrtarët evropianë pritet të veprojnë si ndërmjetësues. Irani ka hedhur poshtë diskutimet bilaterale ballë për ballë, dhe javën e kaluar ka mohuar raportimet se negociatorët e të dyja vendeve do të zhvillojnë negociata indirekte.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk presin ndonjë pikë të hershme kthese, pasi këto diskutime do të jenë të vështira”.

Sipas marrëveshjes, Iranit i janë lehtësuar sanksionet ekonomike, në këmbim të heqjes dorë nga programi bërthamor.Teherani, në anën tjetër, është përgjigjur duke hequr dorë nga përkushtimet e bëra në marrëveshjen bërthamore, duke përfshirë rritjen e pasurimit të uraniumit.

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë shenja se ka gatishmëri për të ringjallur marrëveshjen, mirëpo administrata e tij ka thënë se Irani fillimisht duhet t’iu kthehet përkushtimeve bërthamore.