Megjashi nis Fushatën “Stimulo Paqen”
“Stimulo PAQEN”, quhet fushata që do të promovohet...

“Stimulo PAQEN”, quhet fushata që do të promovohet sot si pjesë e programit për arsim paqesor pranë Ambasadës së parë për fëmijë në botë Megjashi.
“Në fokus të fushatës është ndërmarrja e aksionit dhe stimulimi i ndryshimit në nivel lokal dhe individual. Qëllimi është të tregohet se secila/i prej nesh ka përgjegjësi shoqërore ta ndërtojë dhe mbajë paqen, ndërsa paqja mund të ndërtohet vetëm nëse pranojmë se paqja nuk është vetëm mungesë e luftës, as se është është gjendje momentale, por proces konstant, i cili drejtpërdrejtë varet edhe nga aksionet tona”, paralajmërojnë ga Megjashi.
Hollësira për fushatën në konferencë për shtyp do të kumtojnë Dragi Zmijanac, kryetar dhe themelues i Amabsadës së parë në botë Megjashi, si dhe Fatmire Ajdari dhe Ana Bitoljanu, anëtare të ekipit të Megjashit.
