Lidhja e amvisërive në sistemin e gazit, Bislimovski: Presim të jetë nën 100 euro dhe me këste

06.04.2021 13:55

Viti, ka qenë rekord për sa i përket konsumit të gazit natyror....

Viti, ka qenë rekord për sa i përket konsumit të gazit natyror, prej 338 milion metra kub. Kjo ,  kryesisht për shkak të rritjes së konsumit të gjeneruar të energjisë elektrike, si dhe rritjes së konsumit në sektorin industrial për 43 përqind.

E vetmja rënie e konsumit të gazit natyror u vu re në industrinë e metaleve, e cila ishte më e prekura, kryesisht për shkak të produkteve të bursës që ata ofrojnë, dhe rënia është 11 përqind.

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski ,  pret që pas zgjedhjes së partnerit publik-privat për ndërtimin e rrjetit të tubacionit të gazit, lidhjet për një  familje do të jetë nën 100 euro, dhe si kusht do të vendoset të sigurohet pagesa me këste për disa vjet.

“Konsumi i përgjithshëm i gazit natyror në vitin 2020 është rritur me 12.5 përqind krahasuar me 2019. E gjithë kjo bëri që KRRE  të vendosë një çmim për transmetimin e gazit natyror , që është më i ulët për 6.16 përqind. Kushti i tenderit,  është çmimi më i ulët që do të ofrohet për kyçjen e familjeve në sistemin e gazit natyror dhe pritjet tona janë që të jetë nën 100 euro për kyçje, kjo varet nga çfarë do të ofrojnë kompanitë, por mendoj se do të jetë një përfitim për familjet që do të kenë një kosto të ulët të lidhjes dhe pagesa me këste” – tha Kryetari i Komisionit Rregullator të energjisë, Marko Bislimovski.

Në periudhën e ardhshme do të ketë një përzgjedhje të një partneri publik-privat i cili do të zhvillojë rrjetin e shpërndarjes për gazin natyror në vendin tonë.

Në fazën e fundit, ka dy kompani që kanë treguar interes dhe të dyja janë nga Turqia.

Bislimovski tha se qëllimi kryesor i Metodologjisë së KRRE-së, është që  në vitet e para të funksionimit të kompanisë, të garantojë një çmim të caktuar dhe do të kontrollojë katër vitet e para të funksionimit. (Ersan Pajaziti, TVM2)