Alternativa përmbyll reformat brendapartiake, zgjedh strukturat e reja
Gjatë mbledhjes së mbrëmshme konstruktive....

Gjatë mbledhjes së mbrëmshme konstruktive, Alternativa, në përfundim të procesit të reformave zgjodhi nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretarët e sekretariateve të partisë. me vota unanime, Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës u zgjodh kryetari i deritanishëm i degës së Çairit, Bekim Sali.
Nënkryetarë të partisë, po ashtu me vota unanime, u zgjodhën: Dr. Lulzim Aliu, Dr. Hysni Ismaili dhe Safije Sadiki – Shaini.
Në kuadër të reformave u zgjodhën edhe sekretarët e sekretariateve. Kështu Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike u rizgjodh Arben Labënishti, Sekretar Organizativ u zgjodh Mubekir Palloshi, Sekretar për Resurse Njerëzore u vendos të jetë Driton Sulejmani, Sekretar për Marrëdhënie me Publikun u rizgjodh Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve do të jetë nënkryetari i deritanishëm Admirim Aliti.
Kryesia Qendrore e zgjodhi edhe Dr. Bejtullah Demirin për drejtor të Akademisë Politike të Alternativës. Pas zgjedhjes së sekretarëve dhe nënkruetarëve,ra në sy mungesa e deputetit Skender Rexhepi – Zejdi në këto organe të Alternativës. Pas përmbylljes së procesit të reformave, të gjitha kapacitetet e partisë të vihen në shërbim të suksesit të zgjedhjeve te ardhshme lokale.
