Vazhdon vaksinimi, qytetarët të kënaqur

06.04.2021 14:52

Vazhdon imunizimi masiv kundër Covid 19....

Vazhdon imunizimi masiv kundër Covid 19 që po realizohet në sallën sportive "Boris Trajkovski". Qytetarët e anketuar nga TVM,   janë të kënaqur që arritën të vaksinohen dhe më këtë mënyrë të mbrohen nga virusi vetë dhe familjarët e tyre. Apelojnë deri tek të tjerët, që të mos frigohen nga vaksinimi ,pasi është mënyra e vetme për të tejkaluar pandeminë dhe rrezikun për jetë që ka sjellë e njëjta.

“Ju rekomandoj të gjithëve të mos frikësohen  nga vaksina sepse ajo është e sigurtë dhe përmes saj vetëm se mund të shpëtojnë nga kjo smundje  dhe organizimi jonë është më i mbrojtur.Vaksinën e mora më 1 prill dhe mund të them se asgjë nuk ndjej, nuk e ndjeva as në momentin kur u vaksinova”.

“Jo nuk më duheshte kohë për të menduar se nëse e marr vaksinën dhe mendoj se të gjithë duhet të vaksinohen .Shoh se ka mjaft të interesuar”.

“Jo,nuk kisha dilem të marr vaksinën e Sputnik”.

“Jemi punonjës shëndetësor para pensionimit dhe jemi faleminderues që na dhanë donacion vaksina dhe të njejtat i pranuam” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Danillovski: Dy javët e para nga vaksinimi nuk ka mbrojtje

Epidemiologu Dragan Danillovski thekson se edhe përkundër vaksinimit qytetarët duhet të kenë shumë kujdes në respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga virusi,pasi që në dy javët e para nga marrja e vaksinës nuk krijohet mbrojtje nga virusi.

“Vaksina ruse Sputnik V,jepet në dy doza në kohëzgjatje prej 3 javëve.Duhet të dihet se 2 javët e ardhëshme pas marrjes së dozës së parë nuk ka mbrojtje dhe shumë lehtë mund të ngjitet virusi dhe për këtë arsye këto dy javë duhet në mënyrë më rigoroze të mbahet llogari për mbrojtje personale njejtë sikurse kur nuk jeni vaksinuar. Mbrojtje e plotë nga vaksina zhvillohet pas dy javëve nga marrja e dozës së dytë të vaksinës” – thotë epidemiologu Dragan Danillovski.

Studimi i fundit mbi imunitetin e krijuar nga vaksina, sipas tij  tregon se ata që e kanë kaluar virusin u nevoitet vetëm një dozë nga vaksina. Procesi i vaksinimit kundër virusit korona ka filluar më 17 shkurt, me vaksinimin e puntorëve shëndetësorë. Deri më tani në vend kanë arritur 78 mijë vaksina. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)