Kryetari i Parlamentit turk, Xhemil Çiçek, për vizitë në Tiranë
25.11.2014 10:56
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Turqisë, Xhemil Çiçek sot udhëton për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, njofton Kuvendi i Shqipërisë.......

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të presë sot në orën 12:30, në një takim në Kryesinë e Kuvendit, kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë, Xhemil Çiçek dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit dy homologët do të kenë një prononcim të përbashkët për shtyp.
"Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeparlamentari turk, Çiçek, do të takohet me krerët më të lartë të vendit, me presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me Kryeministrin Edi Rama", thuhet në njoftimin për mediat të Kuvendit të Shqipërisë.
