Zarif dhe Eshton: Ende ka shpresë për zgjidhje gjithëpërfshirëse për programin bërthamor iranian

25.11.2014 11:11

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohamad Xhavad Zarif dhe koordinuesja e Bashkimit Evropian Kethrin Eshton shfaqën bindje se ende ka rrugë për arritje të zgjidhjes gjithëpërfshirëse të problemit me programin bërthamor iranian, transmetuan mediat britanike......

Për këtë çështje, të dy dolën me kumtesë të përbashkët, pasi dje nuk u respektua afati përfundimtar për arritje të marrëveshjes dhe negociatat midis Iranit dhe gjashtë forcave botërore u vazhduan deri në verën e ardhshme.

"Ende jemi të bindur se në bazë të përparimit të arritur dhe ideve të reja, të cilat vazhdojnë, të studiohen, ka shpresë për arritje të zgjidhjes gjithëpërfshirëse", deklaruan Zarif dhe Eshton në deklaratën e përbashkët.

Që të dy e shfaqën qëllimin që ta shfrytëzojnë presionin aktual për t'i përfunduar negociatat në "afatin sa më të shkurtër të mundshëm".

"Duhet të sillen vendime të rënda, por unë besoj se mund të arrijmë zgjidhje", deklaroi Zarif para gazetarëve në Vjenë.