Maqedoni
Covid 19, 1.259 raste të reja dhe 45 viktima në 24 orët e fundit
06.04.2021 18:15
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.555...

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.555 teste të kryera janë regjistruar 1.259 raste të reja me Covid-19.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 751pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 45 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 136.402 raste, prej të cilëve 111.039 janë shëruar, kurse 4.022 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 21.265 raste aktive me virusin korona.
