Obama bëri thirrje për qetësi pas gjykimit për rastin në Ferguson

25.11.2014 11:13

Presidenti i SHBA-së Barak Obama bëri thirrje në qetësim, pasi gjykata në Ferguson vendosi të mos e dënojë nën përgjegjësi policin, që e qëlloi për vdekje adoleshentin e paarmatosur në Ferguson në muajin gusht të këtij viti......

Familja e viktimës tha se është "thellësisht e pakënaqur" me vendimin e jurisë së madhe.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar që protestuesit të mbeten paqësorë dhe që policia të tregoj përmbajtje.

Megjithatë, ka pasur shprehje të zemërimit në rrugët e Fergusonit pas shpalljes së vendimit, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Raportohet se protestat po përhapen, po ashtu, në qytetet e tjera amerikane, përfshirë Nju-Jorkun dhe Los Anxhelosin.