Maqedoni

Kuvendi do të mbajë dy seanca

07.04.2021 10:37

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 30-të, në rendin e ditës të së cilës janë shumë projektligje me procedurë të shkurtuar...

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 30-të, në rendin e ditës të së cilës janë shumë projektligje me procedurë të shkurtuar, duke i përfshirë ligjet për përdorimin e gjuhës së shenjave, për mbrojtje nga ngacmimet në vendin e punës , për praktikë, për vullnetarizëm, si dhe për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve të pensioneve nga sigurimi kapital financiar pensional. Me flamur evropian, në rend të ditës është edhe Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, në leximin e parë.
 
Në seancën e 30-të kuvendore janë edhe disa projektligje në leximin e parë, duke përfshirë për ndryshim të ligjeve për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive, për tokë bujqësore, për shtigje malore, për mbrojtjen nga zhurma dhe për mjedisin jetësor.
 
Pres-shërbimi kuvendor paralajmëroi se Kuvendi sot do ta mbajë edhe seancën e 32-të me debat për Projektligjin për plotësim të Ligjit për furnizimet publike, si dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, të dy me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë.
 
Në rendin e ditës të seancës së 32-të janë edhe disa projektligje në leximin e parë, duke përfshirë ligjet për çekun, për dhënien e shërbimeve financiare në distancë, për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, për sistemi me një sportel dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave juridikë dhe të tjera