Maqedoni

Dita Botërore e Shëndetit, çmim special nga SHMM për Shoqatën e Infektologëve të Maqedonisë

07.04.2021 10:56

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prill, Shoqata e Infektologëve fitoi Çmimin...

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë – 7 Prill, Shoqata e Infektologëve fitoi Çmimin special nga Shoqata e Mjekëve të RMV-së, për secilin infektolog në linjat e para të luftës me pandeminë me Kovid-19.
 
“Sot është 7 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit. Për fat të keq festimi dhe urimet rreth kësaj date janë mbuluar me vellon e zymtë të pandemisë Kovid-19 dhe Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë e cila hyn në 76 vjetorin e ekzistimit të saj duhej t’i modifikonte detyrat dhe veprimtaritë e saj. I falënderojnë mjekët dhe personelin shëndetësor për përpjekjet në luftën kundër pandemisë. Shoqata e Mjekëve shfaq respekt dhe falënderim për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët janë të përfshirë në luftën me Kovid-19 dhe porosia dhe lutja jonë për ju kolege dhe kolegë të nderuar, vazhdoni të investoni në përpjekje mbinjerëzore në luftën kundër pandemisë, keni kujdes për shëndetin tuaj dhe të më të afërmve juaj në punën tuaj profesionale sepse ju jeni ruajtës së shëndetit të secilit individ në shtetin tonë”, theksojnë nga SHMM-ja.
 
Prof.dr. Elena Trajkovska Dokiq, prof.dr. Sashko Jovev, primarius dr. Gordana Kuzmanovska dhe primarius dr. Elizabeta Zafirovska, janë fitues të kartës “Trifun Panovski”.