Maqedoni
Kryetari i Komunës së Çairit priti në takim ambasadoren Galloway
07.04.2021 12:35
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu , priti sot në takim pune ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rachel Galloway...

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu , priti sot në takim pune ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rachel Galloway.
Kreu i Çairit, Ganiu i prezantoi ambasadores projektet e realizuara deri më tani, fokusin strategjik të Komunës së Çairit në periudhën në vijim, sfidat e funksionimit dhe masat e ndërmarra për senzibilizimin dhe rritjen e nivelit të sigurisë publike në periudhën e ballafaqimit me pandeminë e virusit Covid 19.
Ambasadorja Galloway shprehu qasjen konstruktive të Mbretërisë së Bashkuar për përforcimin e kapaciteteve lokale për perspektivë më të madhe zhvillimore.
Pas takimit, kryetari Ganiu dhe ambasadorja Galloway ndoqën edhe prezantimin e aktiviteteve të realizuara nga Ekipi për Veprim në Komunitet i Komunës së Çairit, projekt i implementuar nga organizata “Center for Common Ground”, i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në njoftimin e Shërbimit për informim të Komunës së Çairit
