Botë

Pezullohet testimi i AstraZenaca-s tek fëmijët

07.04.2021 13:00

Mbi 31.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit...

Mbi 31.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa mbi 5.4 milionë kanë marrë dy doza. Ky vend përdor dy vaksina: AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech, ndërsa është miratuar edhe vaksina e tretë, Moderna. Por testimi në fëmijë i vaksinës AstraZeneca u ndalua, derisa rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar të hetojë lidhjen e mundshme të vaksinës me mpiksjet e gjakut te disa të rritur.
 
Testimi i AstraZeneca-s te fëmijët, i cili filloi në shkurt, po vlerëson nëse vaksina prodhon përgjigje të fortë imune te fëmijët e moshës midis gjashtë dhe 17 vjeç. Pezullimi i testimit vjen pasi një zyrtar i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), duke folur në kapacitet personal, tha se duket se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut që janë raportuar te disa njerëz, pasi janë vaksinuar.Përditësimet nga EMA dhe Agjencia britanike e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore priten në ditët në vijim. Kompania anglo-suedeze AstraZeneca zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.
 
Më herët, EMA ka konfirmuar se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive dhe ka thënë se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë dëmet.Opinion të ngjashëm ka dhënë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.