Stavreski në Pragë do t'i prezentojë mundësitë e biznesit të Maqedonisë

25.11.2014 11:39

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski që sot është për vizitë pune në Republikën Çeke......

Në kuadër të vizitës, e cila realizohet me ftesë të zëvendëskryeministrit çek dhe ministrit të Financave, Andrej Babish, zëvendëskryeministri Stavreski do të ketë takim bilateral me homologun e tij në të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin midis dy vendeve nga sfera e ekonomisë dhe mundësinë për zhvillimin e saj.

Stavreski, siç kumtoi sot Ministria e Financave, bashkë me drejtorin e Agjencisë për investime të huaja, Kliment Sheqerovski në biznes forum do t'i prezentojnë mundësitë për të investuar në Republikën e Maqedonisë para kompanive nga sfera e ndërtimtarisë, industrisë automobilistike, kimike dhe sektorëve të tjerë.

Biznes forumi i cili do të mbahet sot në Pragë është në organizim të Odës Ekonomike të Republikës Çeke. (mia.mk)