Kajro, shembet pallati, 10 të vrarë e 15 të bllokuar
25.11.2014 11:46
Të paktën 10 persona u vranë dhe 15 të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një pallati që u shemb sot në Kajro, ku shumë godina të larta janë ndërtuar pa i respektuar rregullat e ndërtimit, sipas forcave të shpëtimit......

Godina tetëkatëshe papritur u shemb në mes të natës në Matariya, një lagje e varfër në lindje të Kajros.
Një numër i pafund godinash banimi janë ndërtuar në kryeqytetin egjiptian, ku jetojnë më shumë se 20 milionë banorë, pa respektuar rregullat më elementare të ndërtimit dhe shpeshherë pa leje ndërtimi, kritikojnë shërbimet e shpëtimit. Shumë pronarë shtojnë kate, gjithashtu pa autorizim, mbi godina tashmë të dobëta.
