Buçkovski duhet ta vuajë dënimin me burg

25.11.2014 12:01

Gjykata ka hedhur poshtë dje ankesën e ish-kryeministrit, Vllado Buçkovski, për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg lidhur me rastin “pjesët për tanke”.......

Buçkovski, ishte dënuar së bashku me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodije Stamboliskin, për shkak të përfshirjes në blerjen dhe shitjen e pjesëve të përdorura për tanke, me ç’rast ishte vlerësuar se shteti është dëmtuar për 2.5 milionë euro.

Mediat kanë raportuar se Buçkovski, brenda tetë ditësh, pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg.

Vllado Buçkovski më parë ka shërbyer si kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes.