Kovid-19, 51 të vdekur e 1302 të infektuar

07.04.2021 18:48

24 orët e fundit sollën sërish numër rekord viktimash në vend....

24 orët e fundit sollën sërish numër rekord viktimash në vend nga virusi Korona. Autoritetet shëndetësore njoftojnë për 51 pacientë të vdekur, 20 prej të cilëve në kryeqendër.

Ndërsa nga 4 mijë e 438 teste të kryera janë shënuar edhe 1302 raste të reja. Instituti i Shëndetit Publik njofton se betejën me virusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 626 persona.