Maqedoni
Parashikimi i motit
08.04.2021 09:00
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe peridha me diell. Pasdite në pjesën jugperëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6 deri 14 gradë celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell deri në vranësira mesatare dhe me erë mesatare herë pa herë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë deri 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 10 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të stabilizohet dhe të ketë rritje të temperaturave ditore.
