Botë

EMA:Astra Zeneca, e sigurtë për të gjitha grupmoshat

08.04.2021 09:57

Autoritetet britanike rekomanduan të mërkurën që vaksina e AstraZeneca-s...

Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) rekomandon vaksinimin e të gjitha grupmoshave me vaksinën Astra Zeneca.  
 
Sipas  Agjencisë, pavarësisht nga rastet shumë të rralla të  paraqitjes së trombozës së trurit, EMA rekomandon pa rezerva përdorimin e vaksinës së Astrazenecas kundër virusit.
 
Dobia e preparatit duhet të vlerësohet më lart se rreziqet, shpjegoi EMA në Amsterdam. Megjithatë, në raportin për efektet anësore këtej e tutje duhet të përfshihet shënimi për një lidhje të mundshme me trombozën e rrallë të venës cerebrale. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, në Britaninë e Madhe autoritetet rregullatore e kufizuan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat mbi 30 vjeç, pasi u raportuan disa raste të rralla të mpiksjes së gjakut. Paneli britanik për vaksinat rekomandon alternativa ndaj AstraZenecas për personat më të rinj se 30 vjeç. 
 
Pacientët pas shërimit nga Covid-19 më shpesh vuajnë nga probleme psikologjike ose neurologjike, sesa nga sëmundje të tjera. Shkencëtarët vlerësuan të dhënat e më shumë se 230 mijë pacientëve të shëruar nga COVID-19 gjashtë muaj pas sëmundjes së tyre. Diagnozat më të zakonshme ishin çrregullimet e ankthit dhe humorit. Hemorragjitë cerebrale dhe goditjet në tru ishin më pak të zakonshme. Rreziku individual i sëmundjeve të tilla pas coronavirusit vërtet është i ulët, shpjegoi autori kryesor i studimit.