Maqedoni

Mbi 183 mijë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë

08.04.2021 10:44

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, deri tani janë regjistruar 183.836 mërgimtarë...

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, deri tani janë regjistruar 183.836 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 183.836 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot”, thonë nga ESHS.

Pas marrëveshjes Zaev-Mickoski, regjistrimi I banorëve rezidentë , i cili pritej të niste më 1 prill u ndërpre dhe pritet të fillojë në shtator . Regjistrimii diasporës vazhdon pandërprerë deri në shtator.