Ekonomi

Nga mesnata çmimi i naftës u rrit me 3 denarë për litër

08.04.2021 09:18

Çmimet me pakicë të benzinës u rritën me gjysmë denari për litër nga mesnata e mbrëmjes së shkuar...

Çmimet me pakicë të benzinës u rritën me gjysmë denari për litër nga mesnata e mbrëmjes së shkuar, ndërsa çmimi i Eurodiesel u rrit me 3 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjisë dje vonë pasdite.

Në të njëjtën kohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë u rrit me 13.50 denarë. Rritja është për shkak të ndryshimeve në Ligjin për Akcizat të miratuar nga Parlamenti.
 
ÇMIMET E REJA NGA MESNATA
Benzinë +0,5 denarë, naftë +3 denarë
EUROSUPER BS – 95 67,50 denarë
 
EUROSUPER BS -98 69,50 denarë
EURODIZEL BS (DE V) 58,00 denarë
 
I pyetur në lidhje me deklaratat e opozitës, prej ku thonë se çmimi i naftës, është rritur për të mbushur buxhetin shtetëror, Besimi tha se rritja e akcizës së naftës nuk vjen si pasojë e reformave tatimore.
 
“Rreth akcizave për derivatet ne nuk i kemi vendosur në kontekst të asaj që deri më tani e kemi thënë, respektivisht në pakon të reformave në tatim për mbushjen e buxhetit, por realizimin unë përmenda që realizimi i buxhetit nuk bazohet vetëm tek akcizat, stoqet e akcizave, por në përgjithësi nga të gjitha të ardhurat”, tha mes tjerash ministri Besimi.