Maqedoni
Festat në kohë pandemie, Pendarovski takon krerët e bashkësive fetare
08.04.2021 13:08
Festa e Pashkëve dhe muaji i Ramazanit në kushte të pandemisë së Kovid-19...

Festa e Pashkëve dhe muaji i Ramazanit në kushte të pandemisë së Kovid-19 ishte tema kryesore gjatë takimit të sotëm të presidentit Stevo Pendarovski, me krerët e bashkësive fetare në vend. Me këtë rast u nënvizua nevoja e kujdesit gjatë festave në objektet fetare.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, presidenti Pendarovski, gjatë takimit ka nënvizuar rolin e krerëve të këtyre institucioneve fetare për bashkëjetesën si parakusht për prosperitet dhe përparim në shtet, si dhe për rolin dhe veprimet e tyre gjatë pandemisë së Kovid-19. Nga ana tjetër përfaqësuesit e bashkësive fetare kanë drejtuar apel deri tek besimtarët për sjellje të përgjegjshme dhe respektim të pakushte të masave dhe protokolleve të institucioneve shëndetësore.
Në këtë takim kanë marrë pjesë udhëheqësi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefan, reisi i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, kryepeshkopi Kiro Stojanov, si dhe drejtori i Komisionit për marrëdhënie në mes bashkësive fetare Darijan Sotirovski.
