Polici nuk akuzohet për vrasjen e të riut zezak
Polici i bardhë, Darren Wilson, nuk do të akuzohet për vrasjen e të riut zezak, Michael Brown, në Ferguson të Misurit, në Shtetet e Bashkuara, më 9 gusht, ka vendosur mbrëmë vonë juria e madhe.........

Familja e viktimës tha se është “thellësisht e pakënaqur” me vendimin e jurisë së madhe.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që protestuesit të mbeten paqësor dhe që policia të tregojë përmbajtje. Ai theksoi se duhet të pranohet se vendimi ishte punë e jurisë së madhe.
“Nevojitet të pranojmë se ky vendim ishte detyrë e jurisë së madhe. Ka amerikanë që pajtohen me të dhe ka amerikanë që janë thellësisht të pakënaqur, bile edhe të zemëruar. Është reagim i kuptueshëm”, tha presidenti amerikan, Barack Obama. Megjithatë, ka pasur shprehje të zemërimit në rrugët e
Fergusonit pas shpalljes së vendimit, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Raportohet se protestat po përhapen po ashtu në qytetet e tjera amerikane, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin.
