Ekonomi
Zaev: Në vitin 2021, rritje ekonomike prej 4.1%
08.04.2021 13:50
Edhe përskaj të gjitha sfidave, viti 2021 do të jetë vit i rimëkëmbjes...

Edhe përskaj të gjitha sfidave, viti 2021 do të jetë vit i rimëkëmbjes, rrtijes dhe zhvillimit ekonomik, tha kreministri Zoran Zaev. Sipas tij, këtë e konfirmojnë numrat pozitiv, të hyrat tatimore janë për 4.4% më shumë se vitin e kaluar, eksporti ka rritje nominale prej 15,4%,ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve ka rritje prej 5.3%. Zaev tha se me rikuperimin e ekonomisë globale, edhe ekonomia vendore do të rimëkëmbet më shpejt.
“Projektojmë rritje prej 4.1%, me pritje që eksporti të ketë rritje prej 14%, investimet bruto rritje prej 7.7%, konsumi privat rrite reale prej 3.5%, konsumi publik 4.3%, përderisa numri i të punësuarve është projektuar të rritet për 1.9%, kurse papunësia të ulet në përputhje me atë. Të gjitha këto numra pozitiv vërtetojnë se po realizojmë prjekte serioze dhe se ekonomia e Maqedonisë është e gjallë dhe stabile.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Besimi: Të hyrat për 4.4% më të larta se në 2020
Edhe numrat e realizimit buxhetor për tre mujorin e parë të këtij viti janë pozitiv, vlerëson ministri i financave Fatmir Besimi. Sipas tij ky tremujor është më pozitiv se ai i vitit të kaluar në kohën kur pandemia nuk ishte prezente në Maqedoni të Veriut.
“Të hyrat e përgjithshme në buxhet janë për 4.4% më të larta se sa periudhëne njejtë vitin e kaluar, kur akoma nuk kishte efekt të pandemisë në ekonominë e vendit tonë. Të hyrat tatimore dhe kontriutet janë për 5% më të larta. Vetëm tatimet kanë për 6.2% realizim më të lartë se sa vitin e kaluar. TVSh 11.4%, tatimi mbi fitim 5%, detyrimet e importit janë për 10.4% më të larta dhe tatimi mbi të ardhura personale ka realizim për 0.4% më të lartë se vitin e kaluar.”, tha Fatmir Besimi, minister i financave.
Këto shifra sipas ekzekutivit, janë arritur edhe në sajë të zbatimit të pakove të masave anti-krizë. Kryeministri informoi se realizimi i pakove ekonomike është e nivelit prej 82%, pasi disa masa prej këtyre pakove zbatohen edhe këtë vit. Zaev tha se të gjithë operatorët ekonomik të mbyllur do të përfshihen në ndihmat me pakon e pestë të masave anti-krizë.
ERSAN PAJAZITI
