Maqedoni
Debat, barazia gjinore në sjelljen e vendimeve
08.04.2021 14:13
Kuota prej 30% e përfqësimit të gjinisë femërore në politike dhe angazhime tjera shtetërore...

Kuota prej 30% e përfqësimit të gjinisë femërore në politike dhe angazhime tjera shtetërore, duhet të ngritet në nivel më të lartë, dhe kjo të rregullohet me ligj të pasaçëm, konstatuan në debat përfaqësues të ministrive dhe zyrtarë adminsitrativ.
"Kemi kuotë, respektvisht 30% duhet të jetë përfaqësim nga gjinia femërore në listat për këshiltarë, pra nuk ka kuotë për kryetarë komune, është zgjedhje e partive politike. Shumë parti poltike po përpiqen në parlament që kjo kuotë të arrijnë në 50%.", tha Zoran Dimitrovski, zv. ministër i Vetqeverisjes Lokale.
"Ligji i ri saktësisht përcakton se si duhetsaktësisht të definohet barazia gjinore. Për herë të parë vihen disa menanizma përmes së cilave barazia gjinore ngritet në një nivel më të lartë.", tha Jagoda Shahpanska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Në anën tjetër, tërheqja e gjinisë fëmërore nga politika dhe aktivitetet tjera vjen edhe si pasojë e gjuhës së urrjetjes dhe ofenduese ndaj tyre, tha ministrja, Radmilla Sheqerinska.
"Gjuha e urrejtjes dhe komentet seksiste në rrjetet sociale është njëra nga arsyet kryesore për shkak të së cilës disa kolege potenciale dhe reale që unë i di, janë tërhequr nga angazhimi politik lokal apo qendror për shkak të dhunës së madhe verbale.", tha Radmilla Sheqeriska, ministre e Mbrojtjes.
Barazia gjinore në punë dhe vendimmarrje duhet të përparojë edhe në sferën e arsimit u shpreh ministrja Mila Carovska. Sipas saj, nevojitet plot 15 vite përkushtim dhe angazhim që të arrihet transformim i barazisë gjinore në shoqëri.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
