Maqedoni
Sistematizimi i administratorëve, Shaqiri: Shumica janë sistematzuar, nuk ka ankesa
08.04.2021 14:31
Procedura për shpërndarjen e mbi 1300 administratorëve nëpër institucionet e ndryshme po vazhdon...

Procedura për shpërndarjen e mbi 1300 administratorëve nëpër institucionet e ndryshme po vazhdon. Shumica janë sistematizuar, kurse zyrtarsht deri në ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës nuk ka ardh ndonjë refuzim për shpërndarje të administratorëve nëpër institucione të ndryshme, informoi ministri Jeton Shaqiri. Ndërsa, sa i përket informatave se Inspektoriati i Tregut ka refuzuar sistematizimin e administratorëve, Shaqiri tha se nuk bëhet fjal për refuzim dhe se janë në komunikim të përditshëm me drejtorin e ISHT-së, për të gjetur zgjidhje adekuate.
"Në kategorinë e numrit të punësuarve që parashikohet të mirren në Inspektoriatin e tregut, drejtori atje parasheh që me marrjen e të punësuarve në bazë të programit k5 të parashoh edhe avansimin e tyre. Ka një pjesë në të cilën mendohet dhe parashikohet që përfshirja e tyre në administratë ose shpërndarja e tyre në qytete të caktuara. Për çështjen e inspektoriatit të tregut jemi në komunikim dhe ende nuk kemi një përgjigje definitive se çfarë do të ndodh me një numër të caktuar të cilët janë të përfshirë, por edhe kjo problematikë diskutohet me drejtorin e Inspektoriatit të Tregut që të zgjidhet në mënyrë të suksesshme dhe të gjithë të shpërndarit atje të fillojnë me punë, ashtu siç kanë filluar në institucionet e tjera.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Ministri Shaqiri informoi se në sektorin publik deri në fund të vitit 2020 kanë qenë të punësuar gjithsej 131.183 persona, apo 1717 më pak se vitin 2019. Më i lartë është numri i të punësuarve në sektorin e arsimit me 32%, në shëndetësi 19%, nëpër drejtori 14%, kurse më i ulët në bujqësi dhe gjyqësor 2% .
ERSAN PAJAZITI
