Maqedoni
Shifrat Covid, reagon VMRO-DPMNE: Njerëzit vdesin, askush nuk mban përgjegjësi
08.04.2021 14:48
Pasi kryeministri Zaev e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë përgjegjësi....

Pasi kryeministri Zaev e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë përgjegjësi e as të shkarkojë ministrin e shëndetësisë Venko Filipce, që sipas tij po e menaxhon si duhet situatën me pandeminë Covid, nga VMRO-DPMNE pyesin publikisht se cfarë tjetër duhet të ndodhë që dikush të marrë përgjegjësi?
"Fatkeqësisht, dje kishte 51 të vdekur. Ditët e fundit kemi dëgjuar një numër të madh, mbi 300 njerëz kanë vdekur brenda një jave. Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që dikush të marrë përgjegjësi? Kemi spitale të mbushur me pacientë, njerëzit po kërkojnë të gjejnë një shtrat të lirë, nuk ka vaksina. Vaksinat tani kanë arritur vetëm si ndihmë, në sasi minimale, për të cilat ne i lutemi të gjithë botës. Të gjithë po shohim se çfarë kaosi po ndodh, e se askush nuk po përgjigjet", thonë nga VMRO-DPMNE.
