Maqedoni

Mbyllja e lokaleve në Tetovë, pronarët: Nuk na pyetën, kush i paguan dëmet

08.04.2021 15:02

Pronarët e restoranteve dhe lokaleve në Tetovë, kritikojnë Qeverinë se vendimin për mbylljen e objekteve gastronomike...

Pronarët e restoranteve dhe lokaleve në Tetovë, kritikojnë Qeverinë se vendimin për mbylljen e objekteve gastronomike e sollën sot për nesër pa u lënë kohë të reagojnë e të paktën të mos merrnin furnizime në sasi të mëdha. Ata thonë për TVM2, se malli i blerë po u shkon kot. Kërkojnë nga Qeveria që t’ju dalë në ndihmë, pasi nëse kjo situatë vazhdon edhe më tej, do të jenë të detyruar që të reduktojnë edhe numrin e punëtorëve. 
 
"Shpenzimet janë shumë të larta, ndihmesë nga shteti për momentin nuk ka. Problemi është ne si do funksionojmë, a i dhemb koka dikujt për funksionimin tonë. Sa e shohim as pak nuk vërehet kjo, dhe ne detyrohemi të reduktojmë numrin e fuqisë punëtore,me kapacitetin që e kishim para se të na mbyllshin. Është dashur të ketë një informimi, të paktën dy javë para,pasi ne jemi furnizuar me lëndë të parë dhe kjo do ngelë, do i skadojë afati dhe të gjitha janë të kushtueshme.", tha një pronar lokali 
 
"Vështirë e kemi shumë funksionimi është merr shko. Për moment punëtor nuk kemi nxjerr por është duke shkuar shumë rënd. Është dashur pak para kohe të na njoftojnë pasi shumë shpejtë e mbyllën.", u shpreh një pronar lokali.
 
Një pjesë e lokaleve, restoranteve, në qytetin e Tetovës e shfrytëzojnë mundësin e Delivery ose Take Away për t’i shërbyer klientët e tyre. Ndërkohë ka edhe restorante të cilat janë mbyllur tërësisht dhe presin ndihmë nga ana e Qeverisë. 
 
Nga qeveria kanë deklaruar se do të ketë grande për restorantet që janë mbyllur në këtë periudhë dy javore, në bazë të qarkullimit që kanë pasur t gjatë tre muajve që lamë pas, por mbetet të shihet se në ç’far forme do orientohen këto mjete për t’i dalë në ndihmë sektorit të gastronomisë, sektor ky ndër më të goditurit  nga pandemia Covid 19. 
 
VISAR SADIKI