Maqedoni

Zgjidhja për shtetësinë, të hënën, Zaev: Besoj se sëbashku do të arrijmë qëllimin

08.04.2021 15:34

Qeveria dhe opozita shqiptare pritet të kumtojnë zgjidhjen për çështjen e shtetësisë gjatë takimit të ditës së hënë....

Qeveria dhe opozita shqiptare pritet të kumtojnë zgjidhjen për çështjen e shtetësisë gjatë takimit të ditës së hënë. Kryeministri Zoran Zaev thotë se marrëveshja është e pritshme pasi janë shqyrtuar të gjitha pengesat dhe zgjidhjet e mundëshme, pa zbuluar detajet. Zgjdhja e propozuar nga opozita shqiptare me tre dëshmitarë nuk është opsion, por mjafton që kërkuesit e shtetësisë të plotësojnë njërin nga  kushtet, që sipas Zaevit janë rreth 15.
 
“Konformë analizave, i dimë të gjitha detajet që kanë qenë pengesë për marrjen e shtetësisë në vitet e fundit. Me zgjidhjen ligjore, e cila do të përmbush pritjet, përkatësisht qëllimin, me kërkesë të opozitës, diçka që Qeveria me partnerët e koalicionit po punon në vazhdimësi, besoj se sëbashku do të arrijmë qëllimin, që këto qytetarë që kërkojnë shtetësi ta marrin shtetësinë. Mund të mbtet ndonjë rast, edhepse nuk besoj, por duhet të lë rezervë për rastet kur nuk plotësohet asnjë kusht.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Edhe koalicioni ASh-Alternativa deklaruan se kanë hasur në mirëkuptim nga ana e kryeministrit Zaev dhe se janë në rrugë të mirë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje. Me arritjen e kompromisit do të tërheqin amendamentet me të cilat kanë bllokuar punën në Kuvend. BDI, nga ana tjetër, thekson se çështja e shtetësisë ka qenë në agjendën e koalicionit qeverisës dhe se në vazhdimësi janë kërkuar zgjidhje. Ndërsa, VMRO DPMNE ka ripërsërirtur qëndrimin kundër propozim ligjit të koalicionit ASH-Alternativa. Megjithatë, kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, dy ditë më pare, tha se për këtë çështje pret epilogun e bisedimeve mes koalicionit ASh-Alternativa dhe LSDM.
 
SHPËTIM NUREDINI