Maqedoni
Imunizimi, Filipçe: Mbi 300 mijë vaksina pritën në prill
08.04.2021 15:51
Procesi i vaksinimit po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit...

Procesi i vaksinimit po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit, teksa në radhë për vaskinim janë punonjësit shëndetësor dhe arsimtarët prej klasës së parë deri në klasën e tretë. Ministri I shëndetësisë Venko Filipçe njofton se deri më tani në vend janë vaksinuar rreth 15.500 qytetarë dhe se gjatë muajit prill në vend pritet të arrijnë më shumë se 300 mijë doza të vaksinave nga prodhues të ndryshëm, numri më i madh i të cilave, gegjësisht 200 mij doza nga vaksina kineze. Ministri I shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se vaksina e "Astra Zeneka" nuk do të ju ipet personave më të ri se 60 vjet.
"Pas konsultimeve në mëngjes, Miratuam qëndrim se vaksina Astra Zeneka" të mos u ipet personave më të ri se 60 vjet në vendin tonë. Nuk ka rekomandime për kujdes për ata që tashmë e kanë pranuar një dozë nga kjo vaksin në Sërbi vetëm nëse kanë simptome duhet të paraqiten në kontrollë, ndërsa për rivaksinim për ata që vetëm se e kanë pranuar dozën e parë nga kjo vaksina, akoma nuk ka qëndrim. Do ti ndjekim udhëzimet dhe do të miratojmë vendim në periudhën në vijim.", tha Venko Filipçe, Ministër I shëndetësisë.
Filipçe: "Astra zeneka" vetëm personave mbi 60 vjet
Filipçe njofton se spitalet disponojnë me kapacitete të mjaftuesme të lira, teksa thekson se piku i valës së tretë të virusit me gjasë ka kaluar.
"Kemi numër të mjaftueshëm të krevateve të lirë në Shkup dhe në mbarë vendin. Nuk ndjehet ai presion sikur gjatë ditës së djeshme, shpresoj të mos ketë ndonjë befasi. Tani më ka vende të lira në klinikat interne. Akoma ka numër të madh të pacientëve të hospitalizuar edhe atyre me pasqyrë të rëndë klinike. Me shumë gjasa, kulmi i valës së tretë është pas nesh, por atë do ta themi javën e ardhëshme.", tha Filipçe.
Filipçe shpreson se sasia e vaksinave të parapara e vaksinave që duhet të arrijnë në muajin prill të jetë javen e ardhëshme kur edhe përfundon sasia e vaksinave që disponojmë aktualisht. Filipçe njoftoi se javen e ardhëshme presin një terapi të re kundër COVID 19, me antiturupa specifik të cilin e sigurojmë përmes sistemit të përbashkët të BE-së. Kjo terapi fillimisht ka filluar të aplikohet në SHBA-të.
FLORIJE BELULI KAMBERI
