Maqedoni

Covid 19: 1 163 raste të reja dhe 35 viktima

08.04.2021 17:26

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3927 teste të kryera...

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3927 teste të kryera janë regjistruar 1 163 raste të reja me Covid-19.
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 854 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 35 pacientë.
 
7 nga Shkupi, nga 4 në Kavadar dhe Shtip, 3 në Strumicë, nga dy pacientë në Prilep, Veles, Krivapallankë dhe Manastir dhe nga 1 pacient e kanë humbur jetën në Kumanovë, Gostivar, Negotinë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Radovish, Ohër, Kërçovë dhe Resnjë.
 
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 138.891 raste, prej të cilëve 112 619 janë shëruar, kurse 4 108 kanë ndërruar jetë.
 
Vendi aktualisht ka 22 164 raste aktive me virusin korona.