Maqedoni

Parashikimi i motit

09.04.2021 09:01

Moti do të jetë me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior....

Moti do të jetë me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -6 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 8 deri në 17 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla dhe me erë në drejtim verior ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë celsius.
 
Siç njoftojnë nga Drejtori për Punë Hidrometeorologjike, gjatë periudhës së ardhme moti do të jetë stabil me rritje të temperaturave.